Kategoritë

MSI-G241VC

Termat e Përgjithshme të Shitjes

1. ZBATIMI I KUSHTEVE TË PËRGJITHSHME

Ne pohojmë që, duke konfirmuar porosinë tuaj, ju keni lexuar dhe pranoni pa rezerva kushtet tona të përgjithshme të shitjes. Termat dhe Kushtet rregullohen dhe interpretohen ne perputhje me legjislacionin e Republikes se Shqiperise. Mosmarreveshjet mes eMia.shop dhe Klientit ne lidhje me zbatimin e ketyre Termave dhe Kushteve do te zgjidhen nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkodër.

1.1 Këto kushte të përgjithshme për blerje në rrugë elektronike (“Kushtet e Përgjithshme”) rregullojnë të gjitha marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë eMia.shop, që i përket kompanisë Clickservice e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me numër unik identifikimi NUIS L67122001O, me seli në adresën: Rruga Myzafer Pipa, Lagjia Kongresi I Permetit, Zdrale, Shkodër, Shqipëri (“eMia.shop” ose “Ne”), dhe klientëve që dëshirojnë të kryejnë porosi nëpërmjet faqes së internetit www.eMia.shop (“Klientët” ose “Ju”).
1.2 Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.eMia.shop, ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme.
1.3 Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të eMia.shop.
1.4 eMia.shop rezervon të drejtën të ndryshojë dhe përditësojë Kushtet e Pergjithshme në çdo moment. Kushtet e Pergjithshme të ndryshuara/përditësuara do të publikohen në faqen e internetit të eMia.shop. Këto ndryshime/përditësime nuk do të zbatohen për porosi të kryera para datës së publikimit.
1.5 eMia.shop nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që mund të ketë faqja e internetit. Klienti merr përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje në mënyrë elektronike.
1.6 eMia.shop mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
1.7 eMia.shop mund të përfundojë ofrimin e blerjeve në rrugë elektronike ose aksesin tuaj në faqen e saj, për shkak të shkeljes së këtyre Kushteve dhe Afateve nga ana juaj, ose për çfarëdo arsye.

2. PRODUKTET

2.1 Klientët informohen në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në faqen e internetit të eMia.shop. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet të vendosura nё faqen e internetit të eMia.shop është i vёrtetё, i qartё dhe i saktë.
2.2 Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Klienti duhet të jetë në dijeni për ngjyrat e produkteve, përmasat dhe format e çdo produkti. Fotografitë që ilustrojnë produktet, në mbështetje të tekstit, nuk përfshihen në marrëdhënien kontraktore ndërmjet eMia.shop dhe Klientit. eMia.shop nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi në ilustrimin e produktit.
2.3 eMia.shop nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Kjo gjë vërehet në momentin kur produkti tentohet të shtohet në shportë nga klienti.

3. ÇMIMET

Edhe pse ne kujdesemi qe te sigurojme se te gjitha cmimet e vendosura ne portalin tone jane te sakta, mund te kete raste gabimesh ne çmim. Nese ne i identifikojme keto gabime ne produktin qe ju keni porositur, ne do t’iu lajmerojme sa me pare, ndersa porosia do te anulohet ne moment dhe nese ju keni kryer ndonje pagese per kete porosi, kjo pagese do t’iu rimbursohet menjehere.

Kosto e dergeses do te perfshihet ne fund te porosise ne varesi te vend-ndodhjes per ku do te niset porosia.

Çmimet e treguara në eMia.shop janë të paraqitura në Lek (ALL) dhe nuk përfshijnë çmimin për dërgesën e produktit. Shpenzimet e dërgimit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë, përveç çmimit të produkteve. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj. Çmimi që do të shfaqet në faqen e internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani në momentin e marrjes në dorëzim të produktit.

Çmimet e shfaqura ne portalin tone per te gjitha artikujt e reklamuar nuk perfshijne T.V.SH-ne. Duke marre parasysh se produktet tane dërgohen në shumicen e rasteve direkt nga fabrikat prodhuese, çmimeve tane mund të i shtohet gjatë dorezimit një detyrim doganor prej 22,4% mbi vleren e produktit. Ky detyrim i vendosur nga legjislacioni shqiptar lind për produkte me vlere mbi 2200 Leke. Ky detyrim shlyhet direkt tek kompania e transportit( posta shqiptare, DHL ose FedEx) gjate dorezimit.

4. DISPONUESHMËRIA

Ne do të garantojmë gjithmonë dërgimin në destinacion të porosisë tuaj. Nëse një produkt i përzgjedhur nga ju nuk është në stok në momentin që porosia juaj është konfirmuar dhe paguar, ne do të rimbursojmë çmimin që keni paguar për produktin brenda 7 ditësh nga data e pagesës.

5. PROCEDURA BLERJES ONLINE

Për të kryer blerje online, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe duhet të japë emrin, mbiemrin, datëlindjen, adresën e E-Mail, numrin e telefon si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave. Klienti kryen porosinë dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij. eMia.shop nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e klientit përkatës.

Verifikimi i të dhënave të klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e klientit në faqen e internetit të eMia.shop. eMia.shop nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën.

Produktet e reja

Produktet e reja
Të gjithë produktet e reja